AKTUALITET

Moisi Habilaj lë qelinë e burgut, ja vendimi që mori Apeli në Itali

09:14 - 29.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moisi Habilaj ka lënë qelinë e burgut dhe do të qëndrojë në arrest shtëpie, pikërisht në San Michele di Ganzaria ku jeton një anëtar i familjes se tij. Kështu shkruajnë mediat italiane.




Ka qenë Gjykata e Apelit në Catania që ka marrë vendimin për trafikantin shqiptar të drogës, i afërm me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Ajo pranoi kërkesën për modifikimin e masës së paraburgimit të paraqitur nga mbrojtësit, avokatët Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.

Gjykata pasi lexoi kërkesën dhe shqyrtoi faktet e pranoi atë. Habilaj u dënua në shkallë të parë me 15 vjet dhe 5 muaj burg.

Ky vendim mbylli kapitullin e parë gjyqësor që rezultoi nga hetimi ‘Rosa dei Venti’, ku ai ishte akuzuar së bashku me vëllain e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Sicili, drogë me vlerë 20 milionë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.