Kryesore

Përfundon takimi i Sorecës me diplomatët e tjerë, asnjë koment për mediat

12:30 - 04.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

60 minuta ka zgjatur takimi i thirrur nga ambasadori i BE në Shqipëri në Tiranë, Luigi Soreca.




Diplomatët e SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe OSBE, janë larguar nga zyrat e ambasadës së BE nga hyrja e pasme.

Ata nuk kanë preferuar të flasin edhe pse mediat kanë kërkuar një deklaratë prej tyre. Të gjithë diplomatët janë larguar me makinat e tyre dhe nuk dihet se çfarë kanë diskutuar.

Zhvillimet vijnë pas negociatave maratonë për reformën zgjedhore që ende nuk janë finalizuar me një marrëveshje.

Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, përgëzoi partinë në pushtet dhe tha se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë.

Kim deklaroi se topi është në fushën e tij dhe se e ardhmja është dorën e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.