BOTA

Ekzekutimi makabër në Greqi/ 45-vjeçari shqiptar dyshohet se ka pasur edhe një bashkëpunëtor

21:45 - 16.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke nga hetimet e kryera deri tani në lidhje me vrasjen makabre të 43-vjeçares nga Ukraina dhe 42-vjeçarit grek nga një i ri shqiptar ka dalë në përfundimin se shqiptari ka patur edhe një bashkëpunëtor në ngjarje.  Sipas mediave greke një person tjetër që kishte lidhje me ukrainasen Fotini Svitlana, është zhdukur në të njëjtën ditë me 45-vjeçarin.




Ndërkohë që autoritetet policore greke kanë bërë me dije se është akoma e pa qartë nëse dy personat kanë lidhje me njeri-tjetrin apo jo. Dhe për këtë pritet të dalin rezultati i analizave  kriminalistike për të zbuluar nëse vrasja është bërë në numrin shumës apo njëjës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Greqi. Fillimisht, shqiptari, mësohet se ka hedhur në erë me eksploziv makinën e gruas ukrainase.  Në momentin që u raportua shpërthimi i mjetit, policia erdhi të kërkonte 45-vjeçaren, por fqinjët e viktimës i lajmëruan se nga dera e gruas, që jetonte bashkë burrin e saj po rridhte gjak. 45-vjeçari shqiptar dyshohet se e ka vrarë 43 vjeçaren Fotini Stivtlana nga Ukraina dhe burrin e saj Loannis Zonitsam farmacist, pasi është ndjerë xheloz kur ka hyrë në banesën e tyre dhe i ka parë ata të dy lakuriq, pasi ende shpresonte që të martohejë me 43-vjeçaren.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.