Kryesore

Rrëfimi ndryshe/ Egbo flet për jetën jashtë fushave: Shqiptarët zemërgjerë si në Afrikë, më pëlqejnë fasulet, tasqebapi e pilafi, nuk hamë byrek….

22:15 - 24.10.20 Gazeta Shqiptare

Trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo ka zbuluar për emisionin ”Fit Station” të Çenkuela Hasës në News24 jetën e tij jashtë fushave e staduimeve.



Prej 20 vitesh ai jeton në Shqipëri teksa edhe pse ka gjithë jetën me futboll, ai ka dhe një jetë tjetër private. Egbo la vendin e tij në 1998 për Egjiptin ku qëndroi 3 vite. Më pas ai preku tokën shqiptare. Trajneri thotë se shqiptarët janë zemërgjerë dhe e kanë pritur mirë, duke i krahasuar me afrikanët sa i përket kësaj pjese.

Një stereotip qarkullon tashmë në periudhën post-komuniste në futbollin shqiptar që afrikanët në Shqipëri hajnë byrek, por Egbo e rrëzon këtë duke thënë se sportistëve nuk u lejohet ta konsumojnë. Ai nuk ngurron të shfaqë preferencat duke përmendur fasulet, tasqebapin dhe pilafin.

 

Egbo është i martuar me një grua filipanase të cilën e ka njohur në kishë teksa dasmën e kanë bërë në Shqipëri. Trajneri ka dhe një dëshirë të madhe, që me gruan të ketë një fëmijë teksa gjithmonë ai kthen sytë nga zoti.

“Kam gjithë jetën që merrem me futbolli dhe do ishte mirë të ndryshonim njëherë temën. Unë kam qenë në Egjipt, kam ikur nga Nigeria në 1998 dhe qëndrova në Egjipt deri në 2001. Kam 20 vite këtu. Nëse nuk do isha pritur mirë, nuk do isha në Shqipëri tani. Shqiptarët janë zemërgjerë, si në Afrikë. Ka njerëz të varfër dhe të pasur. Është një jetesë miks, kështu që ka më shumë njerëz të mirë sesa të këqij. Si sportist, nuk na lejohet të hamë byrek. Tasqebapi me pilafin më pëlqen shumë, fasulet po ashtu, janë gjëra që i kam konsumuar edhe në Nigeri.

Kam dy motra në Nigeri, një vëlla në Gjermani, prindërit nuk jetojnë më. Unë shkoj kur kam kohë, njëherë në vit ose dy herë. Kultura shqiptare është si ajo nigeriane. Në Shqipëri kam bërë edhe dasmën time. Në dasmë kishim 3 kultura të ndryshme. Ishte një dasmë shumë e mirë. Me bashkëshorten jam takuar në kishë në fillim, pasi jam besimtar dhe shkoj shpesh. Filipinezët dhe nigerianët janë katolikë, ajo e frekuenton kishën dhe aty jemi njohur. Për fëmijën po presim ende, është Zoti që e jep fëmijën.

Nuk kam shumë kohë në dispozicion, për të bërë shumë gjëra. Jam i angazhuar shumë me stërvitjen. Çdo ditë bëj programin për skuadrën, kur kam kohë të lirë, dal për kafe me miqtë e mi. Një trajner duhet të ketë preferenca për të gjithë lojtarët që ka në ekip, nuk është një lojtar që ta fiton ndeshjen, por grupi.”, u shpreh Egbo.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.