SPORT

E bujshme nga Anglia/ Manchester United gati për Sergio Ramos

12:27 - 13.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mësohet se në Manchester po përgatitet një lëvizje shumë e madhe këtë verë. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i interesuar për të përforcuar ekipin me veteranin e Realit Sergio Ramos. Spanjollit i përfundon kontrata këtë verë me klubin e tij dhe mund të largohet me paramatër zero. Prej muajsh, Reali i ka nisur negociatat për rinovim me agjentët e Ramos, por nuk po arrihet dakordësia përsa i përket rrogës sepse klubi pretendon një ulje rroge, ndërsa lojtari të kundërten. Sigurisht që paga e 34-vjeçarit është tepër e lartë. Raportohet se “djajtë e kuq” do t’i ofrojnë spanjollit të njëjtën pagë që ai merr momentalisht te Reali, as më pak e as më shumë. Pak kohë më parë, Ramos ishtë shprehur: “Do të jem këtu per sa kohë presidenti dëshiron që të jem.” Mesa duket kohët paskan ndryshuar dhe Ramos po shkon drejt largimit. Të presim e të shohim çdo të ndodhë me të.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.