SPORT

Mesut Ozil pranë kalimit në Turqi

09:00 - 15.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori turko-gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil duket se nuk është më në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe nuk ka pothuajse asnjë aktivizim të tij prej një viti. Arsenali po kërkon ta “heqë qafe” sa më shpejt atë dhe po shqyrton çdo ofertë të mundshme për Ozil. Klubi më i afërt me të duket të jetë Fenerbahce, dhe sipas disa zërave, ata e kanë arritur akordin paraprak me numrin 10 të “topçinjve” të Londrës. Ky i fundit ka bërë edhe disa postime “të koduara” në rrjetin social “Twitter” duke lënë të kuptohet se do të transferohet në Turqi. Për këtë transferim pritet vetëm firma e lojtarit dhe ai do të kalojë në radhët e Fenerbahces që tani në janar.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.