Kryesore

“Air Albania Stadium” ndizet nga oshëtimat e tifozëve, kulmon me koreografinë “Përjetësisht”

21:22 - 12.10.21 Gazeta Shqiptare

Moment historik për Kombëtaren shqiptare që tifozët kuqezi i janë përgjigjur në mënyrën më të bukur. Momenti i himnit dhe më pas futja në fushë e skuadrave të Shqipërisë dhe Polonisë ka sjellë një atmosferë elektrizuese në “Air Albania Stadium”.



Tifozëria kuqezi ka shpërthyer në brohoritje dhe më pas në kore atdhetare… dhe një koreografi e bukur në tribunën pas njërës portës, ku janë vendosur Tifozat Kuq e Zi, me të shkruar “Përjetësisht”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.