

Interi arriti të fitonte trofeun e dytë të sezonit pas suksesit në finalen e Kupës së Italisë në mbrëmjen e djeshme, ku zikaltërit fituan me rezultatin 2-4.
Festa e fitores te zikaltërit ka qenë e çmendur, me Sançez dhe Vidal që ishin protagonistët e festimeve me veprimet e tyre.
Kilianët shihen duke tymosur disa puro dhe duke pirë alkool në ritmet e muzikës së lartë, në festimet e dhomave të zhveshjes pas ndeshjes.
Atmosfera brenda grupit zikaltër duket optimale në prag të 2 ndeshjeve të fundit të kampionatit.
Shfaq Komentet (0)