Kronikë

FOTO/ ‘Çudia’ e radhës! Autobusit të linjës “Uzina Dinamo-Qendër” i del goma në mes të rrugës, ‘paralizohet’ trafiku në “21 Dhjetor”

16:33 - 18.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksidenti i radhës është regjistruar këtë të mërkurë me autobusët në kryeqytet. Këtë herë, një autobusi urban të linjës “Uzina Dinamo – Qendër – Sharrë” i ka dalë goma nga vendi dhe për pasojë ka mbetur në mes të rrugës.




Sipas raportimeve, defekti ka sjellë edhe radhë të gjata trafiku në zonën e “21 Dhjetorit”. Si pasojë e shkëputjes së gomës, është dëmtuar edhe një mjet tjetër.

Ky është e disata herë që autobusët e kryeqytetit pësojnë defekt ose përfshihen në aksident.

Të hënën, një tjetër autobus është përfshirë në aksident në kryeqytet. Autobusi i linjës Kinostudio-Kombinat është përplasur në afërsi të zonës së Misto Mame me një kosh mbeturinash.

Nga fotot nga vendngjarja, mund të shihej se mjetit të transportit publik i ishin thyer xhamat e dyerve.

FOTO/ Aksidenti i radhës! Një tjetër autobus përplaset në Tiranë, këtë herë “merr para” koshin e mbeturinave

Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet lidhur me aksidentin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.