SPORT

Mundja e Feyenoordit/ U rikthye pas një dëmtimi të gjatë, Spinacola: Fitore e madhe, meritë kanë edhe shqiptarët!

15:11 - 26.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vit më parë shpallej kampion Europe me paterica, ndërsa tashmë fati i kthen reston, në kuptimin më të mirë të fjalës.




Leonardo Spinacola mezi mbante lotët pas ndeshjes së djeshme në Tiranë, ku Roma fitoi ndaj Fejnordit 1-0. Pas suksesit të arritur me fanellën verdhekuqe duke fituar Ligën e Konferencës, Spinacola foli për të përditshmen “Corriere dello Sport”, duke treguar emocionet e finales.

“Roma është kampione dhe kjo është ajo që ka më tepër rëndësi për mua. Po mundohemi të shijojmë këtë publik të mrekullueshëm.

Tifozët për mua kanë qenë vendimtarë që kur u dëmtova, por edhe në muajin e fundit që nisa të shijoja fushën.

Janë fantastikë si gjithmonë, por duhet të përgëzoj edhe shokët e skuadrës sepse luftuan në çdo pëllëmbë të fushës për të arritur suksesin në këtë finale kaq të rëndësishme për të gjithë ambientin romanit”, deklaroi lojtari i krahut të majtë./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.