Moderatorja e mirënjohur prej kohësh nuk e fsheh më historinë e dashurisë. Kristi Ziçishti dhe partneri saj, Vasil, shumë shpesh shfaqen të dashuruar në rrjetet sociale. Prej shumë vitesh ata po e jetojnë këtë histori dashurie në distancë. Por pavarsisht kësaj, dashuria duket se nuk ka ndryshuar. E si për ta vërtetuar edhe njëherë këtë, Kristi i ka shkruar një poezi të dashurit të saj. Mesa duket mungesa tij e ka bërë prezantuesen e mirënjohur të shpreh dashurinë dhe frymëzimin e saj në një poezi.
E diela pa ty…
Nëse ka çaste që të mungoj,
Dije që dhe ti më mungon mua
Si pemët në stuhi
Unë do lëkundem
Në valët e kohës
Duke kërkuar për ty
Fytyrën tënde e pikturoj në ajër
Me tymin e cigares
Dhe gishtat e mi me ngjyra
Që lagen në pikat e lotit
Dhe sa herë
Që i bëj vizitë detit
Shkruaj një letër për ty,
Dhe e lë te bregu.
Ti më pas do vish si mbrëmja
Do mi grumbullosh fjalët
Dhe do ma mbyllësh gojën
Me buzët e tua
Dhe me buzëqeshjen tënde
Planetet fillojnë lëvizjen
Nëse ende të mungoj
Të betohem, ti më mungon më shumë
Kristi na mungon ne ekran ju uroj dashuri sa me te gjate me partnerin