AKTUALITET

Vidhnin makina luksoze në BE, shpallen në kërkim 5 “skifterët”. Ja si i fusnin në qarkullim mjetet

13:30 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, pasi akuzohen për trafik mjetesh motorike, si makina ashtu edhe motorë. Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “VIN:NUMBER”, në kuadër të të cilit, janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas, përkatësisht  B.D., 58 vjeç, banues në Durrës; E.Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë; si dhe E.S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë që kanë shpallur në kërkim pesë shtetas të tjerë. Fjala është për  E.P.,29 vjeç, banues në Shkodër, I.P., 33 vjeç, me shtetësi malazeze, F.M., 33 vjeç, banues në Laç, I.R., 49 vjeç, banues në Fier si dhe F.P., 44 vjeç, me shtetësi Itali. Shtetasve të lartpërmendur, u është arritur t’u dokumentohet me prova ligjore, veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike. Në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1- Mercedes Benz, C Class, i cili rezulton i vjedhur në Rumani.
2- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Suedi.
3- Audi, A4, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
4- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
5- Volkswagen, Golf V, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
6- BMW, X5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
7- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
8- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Greqi.

Këto mjete, të cilat janë të trafikuara nga vendet e BE-së, pasi mjete kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, u janë bërë ndryshimet në numrin e shasisë dhe dokumentacionin përkatës, e më pas regjistrimi në DRSHTRR Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.