Një 28-vjeçar me kombësi gjermano-ruse është arrestuar nga policia gjermane, si i dyshuar për sulmin me bombë ndaj autobusit të skuadrës së Borusia Dortmundit gjatë udhëtimit drejt stadiumit për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Monakos.
Ai dyshohet se ka organizuar sulmin me qëllim rrëzimin e vlerës së aksioneve të klubit gjerman në bursë, në mënyrë që të përfitonte shuma të mëdha parash duke spekuluar më pas me vlerën e tyre.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, i arrestuari kishte bërë një plan që mund t’i siguronte atij një fitim deri në 3.9 milion euro.
Borusia e Dortmundit është i vetmi klub që i tregton aksionet në bursë. Ndërkohë që hetimet mbi këtë çështje vazhdojnë.
Shfaq Komentet (0)