Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e parë dhe të dytë kualifikues të Ligës së Europës. Kampionët e Shqipërisë, Kukësi, do të ndeshjen në turin e dytë kualifikues ndaj kampionëve të Moldavisë, Sherifi i Tiraspolit. Ndeshja e parë për ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka do të jetë në transfertë, ndërsa e kthimit në shtëpi.
Fati i ka buzëqeshur në dy ture kampionëve të Kosovës, Trepçës ’89. Në turin e parë kualifikues ata do të ndeshen ndaj kampionëve të Ishujve Faroe, Vikingur, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojnë në transfertë. Ndërkohë edhe në turin e dytë kosovarët kanë patur fat pasi nëse kualifikohen ndaj Vikingurit, do të kenë përballë kampionët e Islandës, FH Hafnarfjordur, dhe gjithashtu ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë.
Turi i parë kualifikues
Vikingur (Ishujt Faroe) – Trepça ’89 (Kosovë)
Hibernians (Maltë) – FCI Talin (Estoni)
Alashkert (Armeni) – Santa Koloma (Andorrë)
Nju Seints (Uells) – Europa (Gjibraltar)
Linfilld (Irlandë e Veriut) – SP La Fiorita (San Marino)
Turi i dytë kualifikues
APOEL (Qipro) – Dudëlanzh (Luksemburg)
Zalgiris Vilnius (Lituani) – Ludogorets (Bullgari)
Karabag (Azerbajxhan) – Samtredia (Gjeorgji)
Partizan Beograd (Serbi) – Buduçnost Podgoroca (Mal i Zi)
Hibernians (Maltë) / FCI Talin (Estoni) – Salzburg (Austri)
Sherif Tiraspol (Moldavi) – Kukësi (Shqipëri)
Astana (Kazakistan) – Spartaks Jurmala (Letoni)
BATE Borisov (Bjellorusi) – Alashkert (Armeni) / Santa Koloma (Andorrë)
Zilina (Sllovaki) – Kopenhagë (Danimarkë)
Hapoel Bir-Sheva (Izrael) – Budapest Honved (Hungari)
Rijeka (Kroaci) – Nju Seints (Uells) / Europa (Gjibraltar)
Malmo (Suedi) – Vardar (Maqedoni)
Zhrinjski (Bosnjë-Hercegovinë) – Maribor (Slloveni)
Dundalk (Irlandë) – Rozenborg (Norvegji)
FH Hafnarfjordur (Islandë) – Vikingur (Ishujt Faroe) / Trepça ’89 (Kosovë)
Linfilld (Irlandë e Veriut) / SP La Fiorita (San Marino) – Sëlltik (Skoci)
IFK Mariehamn (Finlandë) – Legia Varshavë (Poloni)