Pas dorëheqjes së Xhani De Biazit, Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në kërkim të trajnerit të ri që do të pasojë italianin në stolin kuqezi.
Shumë emra janë përmendur, por “Sky Sport”, ka raportuar se ditën e djeshme drejtuesit shqiptarë kanë pasur një takim me trajnerin italian, Xhankarlo Kamoleze.
56-vjeçari së fundmi ka drejtuar skuadrën zviceriane Kiaso dhe prej një viti rezulton i papunë pas shkarkimit nga Kiaso në qershor të 2016. Në të kaluarën ai ka drejtuar skuadrat e Livornos, Torinos dhe Pro Verçelit.
Shfaq Komentet (0)