Janë hapur mbi 6 milion adresa fallco, në Facebook dhe mbi 300 të tjera të kthyera në emrin e fenomenit të frikshëm “Balena Blu”…Çfarë po ndodh në Shqipëri me internetin? Ekpertët e krimit kompjuterik lëshojnë alarmin.
“Me abuzime po shkohet drejt krimeve pa zgjidhje dhe të pamundura për tu zbuluar. “
Në Shqipëri ekzistojnë mbi 6 milion adresa fallco duke e bërë situatën alarmante.
Artan Dashi specialist i krimit kibernetik në drejtorinë e Policisë Tiranë deklaron se situata është shqetësuese.
Për shkak të sekretit hetimor, Dashi thotë se s’mund të jap të dhëna në lidhje me rastet se shumë adresa përdoren për shit-blerje armërsh.
Për t’ju rikthyer fenomenit të Balenës Blu, Dashi deklaron se në Shqipëri ky fenomen nuk ekziston dhe se rastet janë abuzive.