BOTA

Miratimi i ligjit për minoritetet/ Reagon Greqia: po çrrënjosni helenizimin

14:16 - 20.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Greqia ka reaguar sërish ndaj miratimit një javë më parë nga Parlamenti shqiptar të ligjit për pakicat kombëtare. Ministria e Jashtme greke e quan këtë një hap prapa për minoritetin grek që është kryesor në Shqipëri. Ky dikaster akuzon qeverinë shqiptare për promovimin që u bën masave për shkatërrimin e pronës së minoritetit grek.

“Këto masa merren në kuadër të politikës shqiptare për të ccrrënjosur praninë e helenizimit në Himarë”.

Greqia ngre dyshimet se ligji i miratuar dhe gjithë masat në lidhje me minoritetin bëhen qëllimisht, për të shmangur vëmendjen e publikut nga çështjet kryesore politike që janë ngritur për trafikim e drogës.

“Ka shumë që e interpretojnë këtë si një akt me qëllim shmangien e vëmendjes së publikut shqiptar nga çështjet kryesore politike që janë ngritur për trafikim e drogës. Shpresojmë që të mos jetë kështu”, shton më tej Ministria e Jashtme greke.

Greqia shpreh shqetësimin edhe për ngjarjet më të fundit në vend, pas arrestimit të trafikantëve në Itali dhe evidentimin e lidhjeve të tyre me ish-ministrin e brendshëm.

“Ministria e Jashtme greke është po aq e shqetësuar nga lidhja e dukshme mes krimit të organizuar dhe skenës politike në Shqipëri, siç tregohet me arrestimin e fundit të kreut të bandës së trafikimit të dogës, i cili rezulton të jetë i afërm me dikë që deri kohët e fundit, ka qenë ministër i rëndësishëm në qeverinë Rama”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.