POLITIKË

Deputeti i PD-së, Noka: Të paska shtrënguar keq Tahiri, po më dhimbsesh zoti kryeministër

11:35 - 23.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti demokrat Flamur Noka ka paralajmëruar kryeministrin Rama,  se shtrëngata të forta do të lëkundin ty dhe qeverinë tënde.

Përmes një postimi në rrjetin social” Facebook” deputeti shkruan se Saimir Tahiri të paska shtrënguar shumë keq, aq sa po më dhimbsesh. Noka ka ironizuar dhe shprehjen, prisni prisni …s`keni parë gjë akoma…, një shprehje kjo e huazuar nga kryeministri Rama .

 

Statusi i plotë: 

Po me dhimbsesh z Kryeminister. Te paska shternguar shume keq Saje qorri…Ato ecejaket e misionareve nga shtepia e tij ne tenden e paskan bere efektin… Po te shoh sot te rrudhur e te mbledhur sa nje grusht ..Po te shoh sot se po kercen pupthi pa pushim teksa flet ..Hapja e kutise se pandores se krimit se Saje qorrit ju ka bere te gjitheve te ktheheni ne avokat te zellshem te tij , biles edhe me tej, ne ushtar te tij . Kercen prifti nga belaja- thote populli .Druri i shtrember jo vetem qe u drejtua por na u be rrap madheshtor i patrazuar nga shterngatat..Por ke harruar se eshte vaditur 4 vjet nga krimi e droga ky rrapi jot se bashku me ty ..Dhe kete gje sot e dijn gjith shqiptaret por ca tefter te rendesishem i kane dhe nderkombetaret ..Shterngatat qe po afrojne do te te shkulin ty dhe organizaten tende kriminale qe quhet qeveri …Prisni prisni ..skeni pare asgje akoma…

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.