POLITIKË

Rama kujton arrestimin e Fatos Nanos: I vetmi politikan i dënuar me burg në këto 27 vite. Sot rikthehet…

09:27 - 23.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për çështjen më të shumëpërfolur të ditëve të fundit, atë të Saimir Tahirit, si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, numri një i Qeverisë, Edi Rama është shprehur se ish-ministri Saimir Tahiri nuk mund të arrestohet pa fakte.

E teksa thekson se Saimir Tahiri është ministri i kabinetit Rama në mandatin e parë të qeverisjes, më i sulmuari nga opozita, ai rikujton momentin e burgosjes së Fatos Nanos, vite më parë.

Ai ka bërë të ditur se Nano u arrestua me ca letra magazinash nga Italia.

“Kështu ndodhi edhe me Fatos Nanon, vite më parë. I vetmi politikan i dënuar me burg në këto 27 vite. Ashtu u sollën situatat edhe atëherë. U arrestua Nano me ca letra magazinash nga Italia. Por i arrestuar në emër të luftës së të resë për të bërë drejtësi kundër korrupsionit. Kush e arrestoi? Dhe sot rikthehet ajo stafetë mes politikës që baltos dhe drejtësisë që burgos. Të harrojnë se mund të kthejnë pas në ato situata, Shqipërinë e shekullit XXI”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.