BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Sulmohet Rozana Radi, këngëtares i thyejnë dhe vjedhin makinën, telefonat dhe një shumë të madhe parash

16:00 - 08.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:





Si çdo pasdite që mundohet ta kalojë këndshëm, edhe këtë të enjte Rozana Radi e kishte lënë për t’u takuar me mikeshat e saj. Pasi i ka marrë me makinë, këngëtarja zgjodhi një nga vendet e rrugës “Myslym Shyri” për të parkuar, prapa pallatit që ndodhet përballë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Tiranës. Duke u siguruar se makina kishte zënë vendin e duhur, Rozana u largua bashkë me dy shoqet e saj: Eralda Çaushin dhe Syne Loshin, kjo e fundit kishte ardhur nga Kosova për të kaluar disa ditë pushimi në Tiranë. Por nuk mund ta dinin se në kohën që ato shihnin nëpër dyqane për të blerë veshje të tendencave të fundit të modës, hajdutët bënin punën e tyre, dhe në fakt ç’të shihnin kur u kthyen…E para gjë që i ra në sy Rozanës ishte xhami krejtësisht i thyer i makinës si dhe më pas shumë dëmtime të tjera. Instikti e çoi të shihte se ç’bëhej brenda. “Mbeta me duar në kokë. Kishte vetëm pak minuta që ishim larguar dhe makina ishte vjedhur me komplet ç’kishte brenda. Ne kishim lënë edhe çantat, ndërsa e vetmja që e mori me vete ishte shoqja nga Kosova. Shqipëria i la një shije shumë të keqe, kishte ardhur me pushime dhe ja se ç’ndodhi. Më kishin marrë lekët. Nuk mund ta them shifrën por një shumë shumë të majme parash, telefonat e një vlere shumë të madhe lekësh, më numra me abonim, të gjitha kartat e kreditit etj.”- tregon e shqetësuar Rozana.   E tensionuar Rozana i ka telefonuar menjëherë shërbimit të policisë në numrin “129” të cilët kanë ardhur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer procedurat përkatëse. “Policia nuk u vonua asnjë minutë. Erdhi grupi hetimor dhe gjëja e parë që u bë ishin shenjat e gishtërinjve. Punonjësit e policisë kanë punuar shumë mirë dhe prej tyre jam shumë e kënaqur. Më pas shkova në prokurori dhe bëra denoncimin rreth asaj që ndodhi.”- shpjegon ajo.
E prekur shumë nga ajo që ngjau Rozana mundohet të kujtojë nëse rrotull saj mund të kishte njeri të dyshimtë në momentin që ka parkuar, me qëllimin për të bërë keq apo për të vjedhur dhe për këtë thotë: “Aty kishte shumë makina ku ndaluam ne. Më kanë parë dhe me vete kanë thënë: Çanta e kësaj duhet të ketë shumë lekë, dhe kanë vepruar. Ajo që më vjen më shumë keq është se unë isha jo me makinën time por me të kunatit, një Ford Fokus i ri. Ai që ka vjedhur fatmirësisht nuk ka hapur kroskotin, sepse aty mund të na merrnin edhe pashaportat. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë një gjë e tillë, kisha parë vetëm në filma. Nuk e mendoja kurrë se mund të më ndodhte mua.”
E ndërsa organet e policisë po bëjnë detyrën e tyre, Rozana ka ende shpresë se autori i kësaj ngjarje do të kapet.
Ky shkrim u botua më  12 prill 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.