AKTUALITET

“Shpejtësi dhe çmenduri” në rrugët e Tiranës

14:53 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Shpejtësi dhe çmenduri” në rrugët e Tiranës. Gjatë kontrolleve të policisë rrugore, brenda 48 orëve të fundit, janë pezulluar 66 leje drejtimi, si dhe janë arrestuar 6 drejtues.




Policia thotë se 33 drejtues mjetesh qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuar, ku shpejtësia vijonte nga 143 km/h deri në 191 Km/h, ndërsa në qendrat e banuara shpejtësia varionte nga 94 km/h deri në 112 km/h.

Shkeljet
-87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
-96 masa për parakalim të gabuar
-190 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit
-8 masa për mosrespektim të sinjalistikës së semaforit
-33 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
-511 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 23 mjete për mos shlyerje të masave administrative, mbi 3 masa.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.