Të paktën 14 Leje Drejtimi të tërhequra brenda rrugëve të qytetit për shpejtësi që varionte nga 90 km/orë deri në 108 km/orë. Është ky bilanci i aksionit të policisë të zhvilluar gjatë mbrëmjes në Tiranë, ku dy persona kanë rënë në pranga për shkelje të rëndë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, në aksionin e zhvilluar në afërsi të Katedrales “Shën Pali” në Tiranë, u arrestua 27-vjeçari me iniciale M.T.
Kjo pasi ai u pikas nga radarët e policisë rrugore me shpejtësi 108 km/h, brenda qytetit. Siç shihet në pamjet e mëposhtme policia e ka vënë në pranga ndërsa i është hequr edhe leja e qarkullimit.
Ndërkohë, në aksionin e zhvilluar në afërsi të Dajtit, një tjetër shofer është arrestuar për të konsumit të alkoolit tej normave të lejuara.
Ergys.P, 45 vjeç u arrestua në flagrancë nga policia në gjendje të dehur me testin e alkoolit që varionte 1.05 mg/l deri ne 1.10 mg/l.