BOTA

“Bisha nga Lindja” godet Europën

15:42 - 26.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Bisha nga Lindja” ka goditur Europën, duke sjellë borë dhe rënie të temperaturave në të gjithë kontinentin. Shkollat janë ndërprerë në të gjithë Italinë dhe Roma u mbulua e gjitha nga dëbora.




Britania e madhe ka njoftuar për reduktimin e orarit të punës, pasi është në pritje të një stuhie dëbore. Mbrëmjen e së dielës, temperaturat në Moskë shkuan në -20 gradë, duke e bërë natën më të ftohtë të dimrit deri tani.

Shërbimi kombëtar meteorologjik i Francës paralajmëroi se temperaturat do të ishin midis 8 dhe 10 gradë celsius, nën mesataren për sezonin.

Në Gjermani, meteorologët raportuan një të ftohtë rekord për këtë dimër, në-27 gradë në Zugspitze, kulmin më të lartë të vendit. Në Rumani, temperaturat arritën në -8 gradë, teksa shkollat do të qëndronin të mbyllura për të paktën dy ditë.

Në Kroaci, rreth 1.000 ushtarë u bashkuan me përpjekjet për të pastruar borën në zonat më të rëndë, ku janë raportuar mbi 1.5 metra bore.

Gjermani Moska Roma bisha 5 bisha 4 Bisha 2 bisha 3 bisha 1
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.