KULTURË

Bashkim Shehu si Orhan Pamuk, fiton çmimin e madh Prix Mediterranee Etranger

14:58 - 28.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkim Shehu dhe romani i tij “Loja, shembja e qiellit” pasi fitoi çmimin letrar “Balkanika” dhe u botua në Francë, u përfshi në konkurrimin për Prix Méditerranée Etranger 2018, ku edhe meritoi Vlerësimin Special të jurisë.




Prix Méditerranée Etranger është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet çdo vit në Francë për letërsinë e përkthyer.

Fitues, ndër të tjerë, gjatë viteve: Ismail Kadare, Umberto Eco, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Claudio Magris etj.

Këtë vit ky çmim iu dha shkrimtarit amerikan Daniel Mendelsohn, fitues gjithashtu i shumë çmimeve të tjera me prestigj, amerikanë ose ndërkombëtarë, dhe një nga kontribuuesit kryesorë në New York Review of Books.

Ndërsa romanit “Loja, shembja e qiellit” iu dha “Vlerësimi special i jurisë”, që kryesohej nga anëtari i Akademisë Franceze Dominique Fernandez.

Është hera e dytë, në 27 edicionet e këtij çmimi, që krahas fituesit jepet një vlerësim i tillë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.