BOTA

“Armiq edhe pas vdekjes”, McCain: Trump të mos jetë në funeralin tim

16:07 - 06.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armiq të betuar edhe pas vdekjes. Burime nga rrethi i brendshëm i John McCain rrëfejnë për mediat amerikane se senatori i sëmurë rëndë po planifikon funeralin e tij e kërkon që në shërbesë të jetë i pranishëm zëvendëspresidenti Mike Pence, por jo shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.




Arsyeja e kësaj këmbënguljeje është pikërisht marrëdhënia e trazuar mes dy figurave të rëndësishme të Partisë Republikane.

McCain është duke luftuar me një formë agresive tumori në tru.

Diagnoza e rëndë, 81-vjeçarit iu përcaktua korrikun e kaluar, e ndonëse i është nënshtruar një trajtimi të kujdesshëm, sëmundja ka avancuar ndjeshëm.

Muajin e kaluar, senatori u shtrua në spital me një infeksion në zorrë, e gjendja e tij shëndetësore është aktualisht mjaft e brishtë.

Me Trumpin, ai është përplasur disa herë, edhe publikisht.

Presidenti u kritikua ashpër në 2015-ën kur e vuri në lojë statusin e McCain si hero i luftës së Vietnamit.

“Ai u bë hero vetëm se u kap rob”, deklaroi atëherë miliarder republikan duke shtuar: “Mua për vete më pëlqejnë njerëzit që nuk kapen”. Në muajin shkurt, Trump pati sërish një incident me senatorin të cilin e përmendi si person që votoi kundër kolegëve të tij të Dhomës së Lartë.

McCain nuk ia ka përtuar as ai duke e sulmuar hapur për një sërë çështjesh, përfshirë paralajmërimet e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, çka i dha krahë sipas senatorit të Arizonës Bashar al Assadit dhe mbështetësve të tij rusë e iranianë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.