Kishte shkuar të lahej me shokët, por fatkeqësisht mbeti në ujërat e lumit të Matit.
Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në vendin e quajtur “Ura e Zogut”, teksa një 14-vjeçar është mbytur teksa lahej në lumin Mat.
Trupi i pajetë i fëmijës është gjetur pas disa orë kërkimesh nga ana e familjarëve dhe policisë.
Ky lum përdorët nga banorë të Milotit, Rrëshenit dhe fshatrave përreth edhe për t’u larë. Brenda dy ditëve shkon në 2 numri i të mbyturve, njëri në Shëngjin e tjetri në lumin Mat.
Shfaq Komentet (0)