Kronikë

Qëllohet për vdekje 14-vjeçari, pas një sherri mes të rinjsh. Arrestohet autori

22:01 - 05.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 14 vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me thikë pas një sherri midis të rinjve në zonën e Mamurrasit.




Adoleshenti i identifikuar me inicialet A.S., u qëllua nga 15-vjeçari me inicialet A.Xh., duke ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes disa të rinjve në Fushë-Mamurras.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Deri më tani dyshohet sherri që la të vdekur 14-vjeçn ka qenë për motive të dobëta.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras,  ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.