BOTA

Dështon samiti i Teheranit, nuk arrihet marrëveshja për armëpushim në Idlib

10:09 - 08.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentët e Turqisë, Iranit dhe Rusisë nuk arritën të bien dakord mbi një armëpushim që do të parandalonte një ofensivë të qeverisë siriane në provincën Idlib të mbajtur nga rebelët, për të cilën Kombet e Bashkuara kanë frikë se mund të shkaktojnë një katastrofë humanitare që përfshinte dhjetëra mijëra civilë.




Tayyip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hassan Rouhani u takuan në Teheran për një samit të aktorëve kryesorë të huaj në luftën e Sirisë dhe ranë dakord në një deklaratë përfundimtare se nuk mund të kishte zgjidhje ushtarake për konfliktin dhe se gjithçka mund të përfundonte vetëm përmes një procesi negociatash politike.

Por ndërsa qeveria siriane dhe avionët luftarakë rusë sulmuan nga ajri Idlibin të premten në mëngjes në një prelud të mundshme për një ofensivë të plotë, Putini dhe Rouhani u pozicionuan kundër thirrjes së Erdoganit për një armëpushim.

Udhëheqësi turk tha se kishte frikë nga një masakër dhe Turqia nuk mund të strehonte më refugjatë që vërshojnë mbi kufirin e saj thuajse çdo ditë.

Putin tha se një armëpushim do të ishte i pakuptimtë pasi nuk do të përfshinte grupe militante islamike që i konsideron terroristë, ndërsa Rouhani tha se Siria duhet të rifitojë kontrollin mbi të gjithë territorin e saj.

Idlibi është i vetmi bastion i madh i mbetur nën kontrollin e kryengritësve dhe një ofensivë qeveritare mund të jetë beteja e fundit vendimtare e luftës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.