Dy automjete luksoze janë sekuestruar në Durrës, pasi rezultojnë të vjedhura jashtë vendit.
Sipas policisë, janë sekuestruar një mjet tip “Ferrari” i vjedhur në Itali si dhe një “Rang Rover” i vjedhur jashtë vendit, pa përcaktuar vendi i saktë i vjedhjes.
Mjeti “Rang Rover” drejtohej nga një 38 vjeçar nga Kosova, i cili po e kalonte në port mjetin.
Ndërkohë, shtetasi nga Kosova është shoqëruar nga policia për të zbardhur personat e përfshirë në trafikimin e mjeteve.
Njoftimet e policisë:
Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali.
Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua.