Horoskopi

Prindërit më të mirë sipas shenjës së horoskopit

15:43 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Peshorja
Personat e shenjës së peshores si prindër do të jenë thjesht fantastik. Kjo shpesh ndodh, sepse këta persona dinë si të krijojnë martesa të mbushura me dashuri, dhe fëmijët nuk do i trajtonin kurrë në mënyrë të padrejtë. Një person i kësaj shenje do të jetë gjithmonë pranë fëmijëve, madje do të bëjë të pamundurën për të kaluar sa më shumë kohë me ta.




Gaforrja
Aq motiv dhe aq të ndjeshëm sa janë, një gaforre do bënte gjithçka për fëmijët e saj. Ato janë shenja më sakrifikuese, dhe kur vjen puna te fëmijët të gjitha këto cilësi pozitive dyfishohen. Ato janë gjithë kohën në shtëpi dhe fëmijët do jenë përherë të rrethuar nga prindërit.

Bricjapi
Personat e kësaj shenje mjeshtra të vetëkontrollit dhe dinë të menaxhojnë me sukses situatat kritike. Do të jeni një prind me këmbë në tokë dhe do dini si të rrisni fëmijë të përgjegjshëm dhe pse jo të suksesshëm.

Luani
Personat e kësaj shenjë gjithmonë dinë si t’i arrijnë gjërat që duan, dhe kështu fëmijët me prindërit Luan do të kenë gjithmonë ato që duan dhe ato që kanë nevojë. Luanët dinë si të përdorin mendjen në zgjidhjen e situatave, dhe kurrë nuk do i linin në baltë fëmijët e tyre. Ata janë edhe argëtues mbi të gjitha.

Demi
Personat e kësaj shenje ashtu si partner, por dhe si prind do të jenë shumë të përkushtuar. Ata janë këshillues të mirë dhe do sigurohen që në familjen e tyre të mos mungojë kurrë asgjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.