Show-Bizz

Martohet ministrja Besa Shahini/ Detajet e festës të së dielës në Tiranë

14:37 - 03.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse është përpjekur të mbahet shumë e fshehtë, zbulohet dasma e ministres së Arsimit, Besa Shahini. Ajo dhe partneri saj, Dardan Molliqaj, deputet në Kuvendin e Kosovës do të martohen ditën e diel. Bëhet me dije se festa do të e thjeshtë dhe do të organizohet në një nga restorantet e periferisë së Tiranës. Do të jenë një numër i vogël të ftuarish që do të festojnë dashurinë e çiftit që kanë së bashku një marrëdhënie të gjatë.




Deri më tani ky lajm i bukur është përpjekur që të mbahet i fshehtë me fanatizëm nga të dy. Natyrisht që në këtë festë të thjeshtë çifti do të përpiqet të mbajë larg interesimin e publikut, ndonëse ky është një “mision i pamundur”, ditët e sotme. Ministrja dhe partneri saj kanë zgjedhur Tiranën, duke qenë se edhe shumica e miqve të tyre janë në kryeqytetin tonë, megjithatë mësohet se të shumtë do të jenë miqtë VIP-a dhe politikanë që do të udhëtojnë nga Kosova për të marrë pjesë në festën e Besës dhe Dardanit

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.