Show-Bizz

Si u anullua dhe u rikthye filmi i Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit

12:23 - 04.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filmi “2 gisht mjaltë” u lançua si premierë mbrëmjen e 28 marsit. Prje kohësh përflitej për bashkëpunimin e Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit në një komedi romantike. Por vetëm pak para publikimin të këtij filmi, u përfol edhe anulimi i projektit që kishte kohë që ishte realizuar tashmë. Shkak për këtë u bë përfshirja e të fejuarit të Elvana Gjatës në krimin e 4 tetorit në zonën e Ish-Bllokut. Nuk dihet nëse është rastësi apo zgjedhje e vetë këngëtares, por partneri saj në film, (Ermal Mamaqi) e ka emri si partneri në jetën e vërtet, Ervin.




Ndërkaq në një nga skenat e filmit Elvana është duke udhëtuar me një makinë që ka edhe drogë brenda. Filmi që ishte nisur të publikohej për Shën Valentin, u pezullua për disa kohë, sapo situata e Elvanës të qetësohej pak. Pasi partneri saj, Ervin Mata u dorëzua para drejtësisë, si dhe “u çlirua” nga akuzat për vrasje, rruga e filmit u hap përsëri. Kështu në fund të marsit, kur ngjarja e 4 tetorit u harrua dhe Ervin Mata ishte tashmë i lirë, filmi ishte i gatshëm që të prekte suksesin e pritur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.