POLITIKË

Video/ “Babalja”, Salianji: Do kallëzoj drejtuesit e Policisë së Shtetit

13:16 - 13.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para seancës gjyqësore të çështjes “Babalja”, ish-deputeti Ervin Salianji tha në një prononcim për gazetarët se do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit.




“Atëherë sot siç e dini është seanca e parë gjyqësore për çështjen Xhafa siç quhet Babalja. Jam sot këtu në respekt të juve. Qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi por bën padrejtësi dhe është varrmirrëse e çështjeve më të rënda. Padiskutim, ashtu siç Rama ka disa njerëz që i paguajnë për çështje. Do bëj kallëzim për drejtuesit e policisë, të gjitha atyre që janë të përfshirë në këtë çështje. Kërkojnë dritë në fund të shtetit. Kërkojnë punësim dhe përballen me agresion. Sot në orën 6 e gjysmë i bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të ndryshojë sistemin.

Kam qenë herë e parë, do jem prap. E ritheksoj që vëmendja të jetë te protesta. Janë të gjitha edhe datat. Prandaj e mbaj mendjen te protesta. Është thjesht propagandë, se ka precedent që gjyqtarja të jetë tërhequr në një çështje tjetër ku jam unë i kallëzuar. “-tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.