AKTUALITET

Video/ Linte lekët në bixhoz, gruaja i kërkon burrit pension për vajzën

13:58 - 13.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti është trajtuar historia e një nëne nga fshati Pirg në Korçë, e cila dy vite më parë është divorcuar nga bashkëshorti. Gruaja kerkon pensionin ushqimor për vajzën pasi ish bashkëshorti prej dy vitesh sipas saj e ka lënë në harresë  të bijën e cila sot është 6 e gjysëm  vjeç.




40 vjeçaria rrëfen se martesa ka qënë e vështirë ajo ka jetuar në Greqi me bashkëshortin por pas divorcit gruaja është  rikthyer në Shqipëri. Njohja me ish bashkëshortin është bërë në moshë të re , ata janë njohur në ambientet e një kishe, dhe pas një periudhe jo shumë të gjatë njohjeje  vendosën të lidhnin martesën. 40 vjeçaria rrëfen se shkak i mosmarrveshjeve të shumta ka qënë bixhozi, ish bashkëshorti sipas saj nuk angazhohej në familje dhe paratë i linte bixhoz.

Sot gruaja kërkon nga ish bashkëshorti detyrimet ushqimore si dhe një prokurë për të lëvizur me vajzën në Italia ty ku e pret e motra. Gruaja do ti japë vetes së saj dhe vajzës një jetesë më të mirë,por ish bashkëshorti sërisht bëhet pengesë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.