BLUETOOTH

Braçe dhe Klosi, çfarë i bashkon jashtë politikës

12:50 - 29.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi jo gjithmonë i kanë pasur marrëdhëniet e mira mes tyre. Madje gazetarët e politikës që e kanë ndjekur Partinë Socialiste nga afër e dinë shumë mirë se shpesh herë ata nuk e duronin njeri-tjetrin. Por vitet e fundit, përveçse i ka bërë bashkë qeveria, i ka afruar edhe pasioni për futbollin. Dhe më saktë pasioni për skuadrën e kuqe të kryeqytetit, Partizanin. Ata të dy nuk kanë lënë ndeshje të Partizanit pa ndjekur, ndërsa pak ditë më parë kanë qenë të pranishëm edhe në festimet me rastin e fitimit të titullit kampion nga ekipi i tyre i zemrës pas më shumë se dy dekadash mungesë. Sicc shihet edhe nga foto ata kanë qenë të ftuar special të presidentit të Partizanit Gaz Demi në ceremoninë festime të organizuar me këtë rast në seshin “Nënë Tereza”.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.