BLUETOOTH

Çfarë po ndodh me Oriolën dhe Noizyn? Ja e vërteta

17:15 - 30.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë më parë lajmi se marrëdhënia mes modeles Oriola Marshi dhe reperit Noizy ishte prishur mori vëmendjen e të gjitha mediave. Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë një herë e mirë fund miqësisë dhe kjo nuk është hera e parë që e bëjnë këtë.




Madje modelja hoqi edhe përshkrimin nga BIO që tregonte se i përket grupit OTR dhe ende vazhdon të mos ndiqet me Noizyn në ‘Instagram’. Mirëpo një detaj i nxori zbuluar ata dhe s’po dimë çfarë të mendojmë për marrëdhënien e tyre.

Reperi ka organizuar një event mbrëmjen e kaluar për inaugurimin e një biznesi të tij dhe në këtë event ishte e pranishme Oriola Marashi. Është vetë modelja ajo që ka publikuar një video me një prej anëtarëve të grupit OTR dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe ai. Çfarë po ndodh me Noizyn dhe Oriola Marashin?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.