Deri tri vite më parë Rose Hanburry njihej si një nga mikeshat më të ngushta të Keit Midleton. Ajo ishte gjithmonë në radhë të parë në eventet e pallatit mbretëror, po ashtu edhe në dasmën e Uilliam dhe Kate.
Ndërsa sot mediat britanike rozë flasin për të si një “Kamila e re” dhe e fajësojnë si shkaktaren e krizës që po kalojnë duka dhe dukesha e Kembrixhit.
35-vjeçarja, një ish-modele, sipas zërave ka një histori të fshehtë dashurie me Uilliam. Në vitin 2009-ën Rose Hanburry u martua me markezin e Cholmondeley, David Rocksavage me të cilin ka edhe tre fëmijë.
Por duket se martesës së tyre po i vjen fundi, pasi në ceremoninë e organizuar për presidentin Trump në Buckingham Palace, ajo u shfaq pa unazën e martesës në gisht.
*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht