Përfundon presidenca rumune në Këshillin e Bashkimit Europian. Në ceremoninë e zhvilluar sot mori pjesë ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadori rumun në vendin tonë Mircea Perpelea.
Soreca u shpreh se shteti rumun, në kohën që ka kryesuar Këshillin e BE ka dhënë rekomandime pozitive për Shqipërinë.
“Ne po mirëpresim presidencën e radhës. Samiti i 9 majit ka qenë shumë i rëndësishëm për të gjithë punën tonë dhe kjo ishte ndër ngjarjet kryesore të presidencës rumune. Pjesë e axhendës ka qenë edhe zgjerimi i mëtejshëm i hapësirës së BE, duke plotësuar kushtet dhe standardet.
Ashtu siç e kanë thënë krerë të lartë të BE, presidenca rumune ka bërë shumë, i jap urimet e mia presidencës rumune për punën që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj. Po bëhet një reformim i ri i pozicioneve në Bashkimin Europian. Pozicinet e reja të Komisionit Europian e marrin detyrën në fillim të tetorit. Ekzekutivi me siguri po merr detyrat e reja. Është periudhë e ngjeshur për BE. Urime për punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe nën presidencën rumune”, tha Soreca.