AKTUALITET

Video/ Zëdhënësi i Presidentit flet pas dëshmisë në Prokurori: Ishin dy shtetas të ndryshëm, ja çfarë më kërkuan

13:51 - 25.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka folur për mediat pas dëshmisë në Prokurori lidhur me shantazhin që pretendon se është bërë ndaj tij më 21 nëntor për shkak të një postimi në “Facebook”.Blushi tha se kanë qenë dy shtetas të ndryshëm me të cilët ka komunikuar në shqip dhe në një gjuhë tjetër. Nuk ka preferuar të japë detaje por Blushi deklaroi se i ka vënë në dispozicion gjithçka prokurorisë.




“Ju përgjigja ftesës së prokurorisë për të dhënë më shumë sqarime lidhur me një telefonatë që kam pasur mëngjesin e 21 nëntorit për shkak të detyrës sime pas një statusi në ‘Facebook’. Kam dhënë gjithë sqarimet e duhura dhe të nevojshme.

Pres të ma thotë prokuroria. Kanë qenë telefonuesit. Kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm në gjuhën shqipe dhe të huaj dhe më është kërkuar të ndryshoj qëndrimin tim publik për shkak të detyrës. Për të gjitha këto kam vënë në dijeni organin e akuzës”, deklaroi Blushi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.