VIP PAGES

Në zgjedhjet britanike “votuan” edhe… qentë!

12:30 - 18.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fotografitë dhe videot e kryeministrit britanik, Boris Johnson, duke votuar së bashku me qenin e tij Dily, nuk janë të vetmet që janë bërë virale në mediet sociale. Në rrjetin social “Twitter”, ka një bum publikimesh të votuesve britanikë, që postuan fotografi nga qendrat e votimeve të shoqëruar nga qentë e tyre, të çdo race dhe madhësie, dikush me një kapelë të Babagjyshit të Vitit të Ri duke pritur të zotët e tyre. Në Kent dikush vendosi ta bënte histori, duke u paraqitur në qendrën e votimit hipur mbi një kalë. Në mesin e të famshmëve që vendosën të sjellin kafshën e tyre për të votuar përveç kryeministrit, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, i cili publikoi një video në “Twitter” së bashku me labradorin e tij të bardhë, Luna.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.