Kronikë

EMRI/ Po ecte me 160 km/orë dhe “fluturoi” nga makina pas aksidentit, gjendet trupi i pajetë i të riut

09:55 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është gjendur pa shenja jete trupi i Fabjol Ibraliut, 22-vjeçarit, që mbrëmen e djeshme (23 maj)  me makinën e tij tip Ford ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.




Mësohet se trupi i tij është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të aksidentuar.

Kujtojmë se makina është shkatërruar thuajse totalisht nga përplasja e fuqishme.

I riu ka ecur me shpejtësi tepër të lartë kur ka shkaktuar aksident, me 160 km/orë. Ai është përplasur fillimisht me disa makina të tjera dhe më pas ka përfunduar në shkurre, pranë rrugës kryesore.

Dje, nëna e viktimës kërkonte të birin, duke thënë se ai kishte ndërruar jetë. Ndërsa, një person në vendngjarje thoshte se i riu ka ikur nga vendngjarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.