Kyeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak.
Haradinaj, përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook´´ shkruan se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të SHBA-së.
“Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve. E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.
Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza. Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë”, shkruan Haradinaj.