BLUETOOTH

Stresi dhe Keisi drejt ribashkimit. Si ndikoi familja e reperit tek ish-nusja e djalit

10:25 - 15.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që në nisje të historisë së tyre, Stresi dhe Keisi kanë qenë në qendër të mediave, pikërisht për ulje dhe ngritjet që marrëdhënia e tyre kishte. Pak kohë pasi doli nga burgu, Keisi pranoi ndarjen përfundimtare nga reperi i njohur, ndërkaq Stresi vijoi të fliste se planet për dasmën janë ende. Kur kanë kaluar disa muaj nga ndarja e tyre, duket se kjo dyshe është tashmë gati për tu pajtuar. Edhe pse të ndarë, duket se ata kishin ende një komunikim me njëri-tjetrin. Ka qenë ditëlindja e Keisit ajo që ka sjellë edhe shkëndija për një ribashkim. Ish-partnerja e Stresit ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 24-t. Mes urimeve të shumta, ajo ka zgjedhur të postojë në Instastory surprizën që ka ardhur nga prindërit e saj.




Një tortë në formë zemre dhe disa dhurata tepër luksoze si këpucë dhe një çantë të markës së njohur “Yves Saint Laurent” kanë qenë dhurata për bukuroshen. ”Familja ime më llaston”,-shkruan ajo në Instastory. Por më i bujshëm ka qenë urimi në publik i ish-partnerit të saj Stresi. Ky i fundit ka publikuar një foto në Instagram, për të uruar Keisin për 24-vjetor.Ata shfaqen në ashensor, ndërsa Stresi i ka hedhur dorën në qafë për t’i dhuruar një puthje. “Gëzuar ditëlindjen”,-shkruan ai shkurt dhe qartë duke i vendosur një emoji kurore në kokë Keisit. Vetë ai ka zgjedhur ta shpërndajë postim e ish-partnerit duke e falënderuar zyrtarisht. Bëhet me dije se në pajtimin e çiftit kanë ndërhyrë edhe familjarët. Dihet tashmë që familja e Stresit ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-nusen e tyre. Edhe pse e ndarë nga Stresi, Keisi vijonte të komunikonte me ta, e kryesisht me ish-vjehrrën që gëzonte një marrëdhënie të ngushtë. Mesa duket mamaja e reperit, e motra, babai e njerëz të tjerë të afërt kanë ndikuar që Keisi t’i jap edhe një mundësi tjetër ishit të saj. Mesa duket po ia arrijnë qëllimit, pasi tashmë brunia simpatike i ka dhënë sinjalet e para për një ribashkim me këngëtarin e njohur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.