AKTUALITET

OBSH në Shqipëri u bën thirrje qytetarëve: Mos merrni antibiotikë për të trajtuar COVID-19, ja arsyeja

19:43 - 10.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për qytetarët, në përballimin e koronavirusit.




OBSH shkruan se COVID-19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin, duke shtuar se është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar, pasi rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike.

Mesazhi i OBSH:

Virusi #COVID19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin. Është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar #COVID19. Ata nuk funksionojnë në këtë rast dhe e rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike #AMR.

#AMR paraqet një kërcënim për shëndetin global. Bakteret që bëhen rezistente ndaj antibiotikëve mund të çojnë në infeksione bakteriale të patrajtueshme që prekin cilindo, kudo e të çdolloj moshe.

‍⚕️‍⚕️ Mos harroni – këshillohuni gjithmonë me një profesionist të kualifikuar të kujdesit shëndetësor përpara se të merrni antibiotikë. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, siç është edhe virusi #COVID19.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.