AKTUALITET

Arsenal armësh të modifikuara me silenciator e municion luftarak, policia jep detajet e operacionit. Arrestohet 63-vjeçari, ja ku i kishte fshehur

08:52 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 63-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, që ne bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” kane finalizuar operacioni policor te koduar “Arsenali”.




“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arsenali “, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër”- njofton policia, duke shtuar se atij iu sekuestruan arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak.

NJOFTIMI 

Strukturat e DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët kanë evidentuar dhe goditur një rast të posedimit të një arsenali armësh.

Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arsenali “, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen Cfakë, Policia gjeti të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë, një arsenal armësh, konkretisht: 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrëpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.