AKTUALITET

Akuzat e Bashës për vdekjet nga koronavirusi, shefja e Infektivit: Nëse e përsërit do e çojmë në gjyq

10:47 - 20.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo, e shoqëruar nga mjekët që janë në frontin e parë të luftës ndaj Covid-19, ka reaguar pas akuzave të liderit të PD-së Lulzim Basha, se numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit është më i lartë sesa ai që deklarohet.




Çomo shprehet se çdo pacient që ndërron jetë, përcillet në morg me një kartelë shoqëruese, ndaj akuza e bërë nuk është e vërtetë. Çomo theksoi se nëse Basha përsërit akuzat e rënda, atëherë mjekët do të detyrohen që të thërrasin Prokurorinë.

“Shprehim publikisht habinë tonë për akuzat e bëra dje nga kreu i PD-së Lulzim Basha në një emision televiziv. Janë akuza tronditëse që vendosin në goditje profesionalizmin tonë si mjek por janë dhe goditje të befasishme të përpjekjeve tona më shumë se 9 mujore me COVID-19.

Nuk duhej kurrësesi të arrihej deri këtu dhe nuk është aspak dëshira jonë që të merremi me deklarata publike, por përballë akuzash të tilla e kemi të domosdoshme të informojmë opinionin publik si vijon. Nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekjet nga COVID-19 dhe themi me përgjegjësi të plotë që kjo jo vetëm është praktikisht dhe teorikisht e pamundur.

Çdo pacient që ndërron jetë, përcillet për në morg së bashku me kartelën shoqëruese. Kartela bashkëshoqëruese përmban dhe arsyen e vdekjes së qytetarit, firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit nga mjeku që ka konstatuar vdekjen e personit. Shkaku i vdekjes së një pacienti në spital nuk mund të përcaktohet as nga politikanët as nga kushdo qoftë përveç mjekut përkatës”, tha Çomo.

Kartelën bashkëshoqëruese të të ndjerit nuk e zëvendësojnë dhe as nuk e ndryshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje vetë humanizmin e autorëve të tyre në një kohë kaq të vështirë për njerëzit. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të parafytyrohej dhe akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me përmasat e deklaruara.

Gjithashtu bëjmë me dije se nëse kjo akuzë do të përsëritet, ne do të ftojmë organet kompetente të hetojnë duke bërë verifikimin e çdo kartele mjekësore. Nuk do të lejojmë kurrësesi pa adresuar me ballafaqim miqësor ose ligjor këtë cënim që na bëhet në dinjitetin tonë njerëzor dhe profesional. Duhet t’i jepet njëherë e mirë fund praktikës politike dhe mediatike të lojës me vdekjen që ka sjellë jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha. Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në këtë kohë janë tejet të rrezikshme. Në këtë kohë të vështirë kjo është gjëja e fundit që na shkon në mendje ndërkohë që krejt të kundërta duhet të jenë mesazhet e figurave publike të popullit” – tha Çomo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.