AKTUALITET

E trishtë në Itali/ Lehona shqiptare ankohet për dhimbje të forta koke, vdes në spital

17:05 - 23.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua me or4igjinë shqiptare e cila u bë nënë për herë të tretë pak javë më parë, ka humbur jetën.




Mediat italiane shkruajnë se Hazbije Seferi Sinameta vdiq papritur nga një hemorragji cerebrale në Veneto të Italisë në moshën 34 vjeçare. Ajo banonte me familjen e saj në Bosco dhe ishte integruar në mënyrë të përsosur në komunitet.

Të dielën e kaluar mësohet se gruaja u ankua për dhimbje të forta koke dhe pas katër ditësh, i ra të fiktë në shtëpi.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët zbuluan se kishte pësuar hemorragji cerebrale, e cila i shkaktoi vdekjen. Gruaja, përveç burrit të saj, la dy fëmijë të moshës 14, 8 vjeç dhe fëmijën e tretë të lindur vetëm disa javë më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.