Kryesore

Alibeaj nga Fier: Sot PD ka ndërruar kulturën, sfidë qytetarie

12:39 - 16.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I pranishëm në takimin e Bashës në Fier ka qenë edhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Duke komentuar ngjarjet e fundit në PD, ai u shpreh se kjo nuk është një ndarje me një njeri, por me një kulturë.




“Çfarë entuziazmi sot. Si do i përgjigjemi këtij ritmi sot? kësaj sfide? Duhet të shohim para për të rinjtë. T’i dëgjomë ata. Kjo që po na ndodh ne demokratëve nuk është vetëm ndarja me një njeri, por ndarja me një kulturë.

E jona para disa kohësh, pasi ishte koha që e kërkonte të tillë dhe dritëhijet e veta. Sot koha ka ndryshuar, kërkon mentalitet të ri, kultura të reja, ja ato fytyra të reja atje. Ato fytyra që nuk kanë pasur zë. Kanë qenë të strukur. Nga sot, për shkak të së sotmes do të duhet që njerëzve do duhet ti flasim me zë të ulët, pasi vetëm ai depërton më thellë, pasi kjo është sfide qytetarie.

Ndaj PD duhet të kthehet në parti të vlerave. Ju falënderoj të gjithëve për leksionet e mëdha të demokracisë, të qytetarisë, të moralitetit që do të duhet të bëjë qytetaria shqiptare.”, tha Alibeaj.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.