LAJMI I FUNDIT

“Të hiqen dyert e blinduara”/ Debate në mbledhjen e Kryesisë, Gjana-Bushatit: Je familje shkodrane, nuk të shkojnë këto propozime! Deputeti: Mos u merr mua se…

20:33 - 23.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shoqëruar me debate mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e kësaj të marte.




Gazeta Shqiptare raporton se kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në selinë blu, ka replikuar me deputetin Helidon Bushati pas propozimit që bëri ky i fundit për heqjen e dyerve të blinduara nga godina.

Gjana është shprehur se Helidonit nuk i shkon të propozojë për heqjen e dyerve. Kjo duket se ka ashpërsuar tonin e deputetit demokrat.

Gjana-Bushatit: Je familje e madhe shkodrane, s’të shkon të bësh propozime për heqje dyersh.

Bushati: Mos u merr me derën time, se të kthej përgjigje mirë, por je në moshë. Ti thuaj s’jam dakort me Helidonin, por mos më përmend derën e madhe.

Më herët, deputeti Helidon Bushati tha se Partia Demokratike duhet të futet në një proces bashkimi, dhe hapi i parë mund të jetë heqja e dyerve të blinduara nga selia.

Bushati: Partia Demokratike e ka jetike rikthimin në një debat konstruktiv në një bashkëpunim të të gjithë flukseve. Bashkimi do të duhet të jetë kryefjala jonë, jo vetëm në retorikë por edhe me akte konkrete. Si sinjal të parë unë propozoj dhe do dëshiroja qe t’i kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal të parë të rikthimit në normalitet. Vetëm të bashkuar do te mund të jemi të fortë dhe garues. Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, zgjedhjet  janë shume afër. Prandaj të gjithë ne do duhet te japim kontribut për bashkimin e kësaj force politike, do duhet te tregojmë pjekuri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.