![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
“Mafia shqiptare është nënkontraktuar për menaxhimin e trafikut të drogës nga “Ndrangheta në Liguria”.
Kështu u shpreh Maurizio Vallone, Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Antimafias Italiane Maurizio Vallone, në inaugurimin e ekspozitës udhëtuese, në Genova, me rastin e tridhjetë vjetorit të departamentit të hetimit antimafia.
“Prej 30 vitesh, rajoni i Ligurias, tha ai, ka hasur praninë e të gjitha mafiave, por investiguesit janë munduar t’i luftojnë infiltrimet e tyre në ekonominë e territorit.”
Duke folur për portin e Genovas, një nga portat më të rëndësishme në kufijtë detarë italianë, Maurizio Vallone u shpreh se “ky port gjatë kohëve të fundit është nën vëzhgimin e veçantë të autoriteteve, fakt që e dëshmon dhe sasia e madhe e lëndëve narkotike të sekuestruara”.
“Aty ku ka më shumë sekuestrime, ka më tepër vëmendje”, tha ai.
Për Drejtorin e Antimafias Italiane, krimi i organizuar, goditet dhe përmes sekuestrimeve që ndihmojnë në dëmtimin e veprimtarisë së organizatave kriminale.
“Mega sekuestrimet në portin e Genovas, nuk dëshmojnë jo vetëm shtimin e tranzitit të lëndëve narkotike, por dhe përmirësimin e aftësive inestigative.”
Në raportin e fundit të Antimafias Italiane, trafiku i drogës mbizotëron në aktivitetin kriminal të rajonit të Ligurias. 60% e operacioneve të kryera gjatë vitit 2021 i përkasin punës së antidrogës territoriale./ANSA